Telenews

Berisha: Procesi i Berlinit e groposi Ballkanin e Hapur

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se procesi i Berlinit e groposi Ballkanin e Hapur.

“Pa diskutim Ballkani i Hapur është më i vdekur. Procesi i Berlinit, në samitin e fundit, marrëveshjet e firmosura nga 6 vendet e Ballkanit, groposën projektin e Ballkanit të Hapur, në të cilin këto marrëveshje ishin në agjendë, por Kosovës i jepej e drejta e firmos jo si vend i barabartë mes të barabartëve, siç ndodhi në këto marrëveshje. De facto, Serbia njohu letërnjoftimet e Kosovës dhe kjo përbën një arritje të madhe”, u shpreh Berisha.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e 12 nëntorit, që pritet të zhvillohet të shtunën e ardhshme.

Të ngajshme

Mimoza ka një kërkesë për Era Istrefin

Blearta

Barcelona mund ta transferojë Muriqin për 15 milionë euro

Blearta

Vanesa flet hapur për puthjen në buzë me vëllain në Ferma VIP: E kam puthur siç e puth unë…

Blearta