Telenews

Berjani: Çmimet e reja të naftës duhet të respektohen, edhe pse janë kalkuluar gabimisht

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, në një përgjigje me shkrim për EO, tha se vendimi i Qeverisë karshi çmimeve të naftës duhet të respektohet, por se, siç vlerëson ai, ka gabime në kalkulimin e tyre.
Tutje, Berjani ka thënë se shpresojnë që ky gabim të përmirësohet në ditët në vijim.
“Vendimi i Qeverisë duhet te respektohet dhe është duke u respektu,  por vendimi ka gabime në kalkulim te çmimit”.
“Shpresojmë se në ditët në vijim gabimi do te përmirësohet”, ka shkruar Berjani.
Ky reagim i Berjanit vjen pas publikimit të Udhëzimit Administrativ të miratuar në mbledhjen e fundit të Qeverisë për sa i përket rregullimit të çmimeve të naftës.
Sipas këtij udhëzimi administrativ, çmimi për marzhën tregtare maksimale për litër të produktit të naftës shitur me shumicë është 2 centë, derisa për litër të produktit të shitur me pakicë është 12 centë.

Të ngajshme

I jepet lamtumira e fundit Laurentit!

Rrezarta Ramaj

Alarm në Francë, zbulohet lista sekrete me 26 VIP-a, Kylian Mbappe shënjestër e një bande për rrëmbim!

Yllka Gashi

Ushtarët italianë patrullojnë në Prizren

Yllka Gashi