Telenews

Berjani: Nafta është liruar, tani edhe marketet duhet t’i ulin çmimet

Çmimi i naftës në Kosovë, sikur para pesë vjetësh, kështu ka thënë për Insajderin kreu i naftëtarëve, Fadil Berjani. Ai konfirmoi se një litër e naftës po shitet me çmim 1.23 euro, derisa benzina me çmim 1.31 euro.

Nuk mund të dimë për çmimet për ditët në vijim, por çmimet janë në rënie. Trendi është drejtë normalitetit”, tha ai teksa potencoi se ka rënie për 0.80 cent.

Përveç që ka treguar për çmimet, ai ka bërë thirrje drejt tregtarëve që t’i ulin çmimet e produkteve të tjera.

“Nafta është liruar, tani edhe marketet duhet t’i ulin çmimet. Të gjithë duhet te reflektojnë në shportën e qytetarit që ajo të jetë më e lirë”.

Ai ka listuar çmimet për naftë dhe benzinë në Kosovë dhe vendet e rajonit:

Kosovë:
Dizelli  1.23 €/ litër
Benzina 1.30 €/litër

Shqipëri:
Dizel 1.59 €/litër
Benzina 1.60 €/litër

Serbi:
Dizell 1.57 €/litër
Benzin 1.59 €/litër

Mali i Zi:
Dizel 1.41 €/litër
Benzina 1.58 €/litër

Bosnja:
Dizel 1.27 €/litër
Benzina 1.27 €/litër

Maqedonia e Veriut:
Dizel  1.15 €/litër
Benzin 1.31 €/litër

Sllovenia:
Dizelli 1.56 cent/litër
Benzina 1.55 cent/litër

Kroacia:
Dizelli 1.57 cent/litër
Benzin 1.58 cent/litër

Të ngajshme

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Erzana Fazliu

Ali Ahmeti: Thaçi dhe të tjerët duhet të shpallen të pafajshëm, akuzohen për vepra që nuk i kanë bërë

Erzana Fazliu

Shkup protestohet sot për krerët e UÇK që janë në Hagë

Erzana Fazliu