Telenews

BERJANI PARALAJMËRON ULJE TË KARBURANTEVE EDHE MË SHUMË

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, në një intervistë për Ekonominë Online ka paralajmëruar se ditëve në vijim do të ketë ulje të çmimit të derivateve të naftës deri në 1.40 centë.
Tutje, Berjani tha se shumica e kompanive janë duke punuar me humbje shkaku që kanë marrë derivate me çmim shumë të lartë.
Sipas tij, nëse ka dyshime për manipulime me çmime, atëherë secili qytetar duhet t’i drejtohet Prokurorisë.
“Këto ditët në vijim s’ka nevojë të pyetet për rritje të çmimit por për zbritje të çmimit. Çmimet sillen 1.49 dizeli deri në 1.52. Benzina është 1.40. Qytetarët janë duke u shërbyer me çmime të reja ku dihet se në Kosovë piku më i lartë i derivateve ka qenë 1.82 centë ku ka zbritur 1.50. Çmimet janë duke rënë.
S’ka marrëveshje për rritje, as për zbritje. Shumica e kompanive janë duke punuar me humbje shkaku që kanë marrë derivate me çmim shumë të lartë dhe tash duhet të shiten me çmim të ulët. Nuk ka manipulim me çmime. Aty ku ka manipulim ju kisha lutur ti drejtoheni hetuesisë dhe a prokurorisë. Manipulim me çmime nuk duhet të ketë në tregun e Kosovës sepse dihet se sa është gjendja e rëndë ekonomike. Derivatet janë shumë të larta për qytetarët tanë”.
Sipas Berjanit, nafta është mjaft cilësore dhe gradualisht Kosova do të ketë derivate mjaftueshëm.
“Nafta është cilësore në Kosovë, sepse barometri kryesor në Kosovë është qytetari. Trendi është duke treguar se do të ikim nga kriza dhe do të ketë derivate të mjaftueshme. Këto i kemi informata nga importuesit më të mëdhenj shqiptar nga Shqipëria. Gradualisht Kosova po ikë nga kriza e derivateve të naftës dhe do të ketë derivate të mjaftueshme. Për momentin trendi është në zbritje.
Ne kemi kundërshtuar vendimin e Qeverisë për shkak të një gabimi teknik sepse 4 për qind iu ka dhënë importuesit ndërsa pika me pakicë iu ka dhënë 6 për qind. Pikat me pakicë duhet ta kenë 8 për qind mazhën ndërsa importuesit 2 për qind sepse importi kurrë nuk ka fituar më shumë se një cent. Tashmë është 5 cent fitim kjo është mazhë e tepërt për ta kështu që duhet të ndryshohet, por që vendimi i Qeverisë duhet të respektohet”, tha Berjani. /EO

Të ngajshme

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë

Hafize Elshani

Konjufca: Mazhoranca s’ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Hafize Elshani

Arrestimi i pronarit të “shkollës online” në Gjilan, detaje të reja për operacionin policor

Hafize Elshani