Telenews

Bërnabiq e hidhëruar me KFOR’in thotë se kanë premtime se Asociacioni nis në janar

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se Beogradi do të kërkojë siguri shtesë për serbët që jetojnë në Republikën e Kosovës, pas përgjigjes negative nga KFOR’i për kthimin e një pjese të ushtrisë në Kosovë,

Bërnabiq ka thënë se KFOR’i ktheu përgjigje negative natën e krishtlindjeve ortodokse dhe menjëherë pas plagosjes së dy djemve serbë në Shtërpcë.
“Do të doja që populli serb në Kosovë të gëzojë të gjithë mbrojtjen dhe mbi të gjitha që familjet serbe të ndjehen të sigurta, të jetojnë, të studiojnë dhe të punojnë të sigurta. Por, për fat të keq, nuk është kështu dhe protesta e sotme e popullit serb në Kosovë e tregon këtë”, u tha Brnabiq gazetarëve në Dubai, ku ndodhet në një vizitë dyditore, ka raportuar kosovo-online.

Ajo ka thënë se Beogradi do të insistojë që të respektohet rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit.

“Kemi hyrë në vitin 2023 dhe pres që të ndodhë ajo që kanë premtuar partnerët tanë ndërkombëtarë dhe në janar të fillojë formimi i Asociacionit. Ky është fokusi im për janarin dhe do të diskutohet në takimet e javës së ardhshme. Sigurisht që do të vazhdojmë të insistojmë në respektimin e Rezolutës 1244”, ka theksuar kryeministrja serbe.

Për më shumë ajo ka propaganduar se serbët në Kosovë janë të rrezikuar dhe sipas saj KFOR’i nuk po e tregon gjendjen reale në Kosovë.

Të ngajshme

Valon Lluka mbetet në paraburgim, Apeli ia refuzon ankesën

Rrezarta Ramaj

“Mbindërtim në Teatër, e Prishtinën s’e lejojnë as me gërry asfalt”, Rama kritikon Qeverinë

Rrezarta Ramaj

Aksioni në veri, sekuestrohen 22 automjete dhe mallra në vlerë mbi 200 mijë euro

Rrezarta Ramaj