Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar se pa themelimin e Asociacioni të komunave me shumicë serbe po i humb kuptimi vazhdimit të dialogut për normalizimin e raporteve me Kosovën.
Sipas saj, për krijimin e Asociacionit po presin tash e 10 vjet.
Këto komente ajo i bëri pas një takimi që pati me ministren për BE-në dhe Kushtetutën e Austrisë, Karoline Edstadtler me të cilën foli për zbatimiin e Marrëveshjes së Brukselit.
Siç bën të ditur zyra për media e Bërnabiqit, në takim ajo theksoi se Austria është investitori i tretë më i madh i huaj në Serbi dhe partneri i pestë tregtar i jashtëm në shkëmbimin e shërbimeve.