Telenews

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Pas situatës kaotike të krijuar në Parlamentin e Serbisë, ku opozita hodhi gaz lotsjellës, shishe, bombola me ngjyrë e vezë, ishte kryeparlamentarja Ana Bërnabiq, e cila tërë mllefin e akumuluar nga kjo situatë e “zbrazi” mbi mediat në Kosovë – ku sipas saj janë mediat e Kosovës të vetmet që i janë gëzuar kësaj ngjarje.

Duke mbajtur në duar titujt e printuar të mediave kosovare që po raportojnë për situatën në Parlamentin e Serbisë, ajo iu drejtua deputetëve të opozitës duke u thënë se janë bërë heronj të shqiptarëve, heronj të Albin Kurtit, duke iu referuar kështu shqiptarëve në aspektin pezhorativ.

Madje theksoi se të vetmit njerëz që janë të kënaqur me këto pamje sipas saj janë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si dhe shqiptarët në përgjithësi.

“Shpresoj që jeni të kënaqur, Albin Kurti është i kënaqur”, tha Bërnabiq – duke aluduar në atë se opozita në Serbi po lufton kundër Serbisë. /Rilindja Shqiptare/

“Jeni bërë heronj të mediave në Kosovë dhe Kurtit”, Ana Bërnabiq merret në Kuvend me raportimet e mediave në Kosovë për zhvillimet në Serbi | GjirafaVideo

Të ngajshme

Ëmbëlsirë pa miell dhe sheqer: Desert shumë i mirë

Donat Hashani

Zëvendëspresidenti i SHBA-së e thumbon Britaninë e Madhe

Donat Hashani

Albanese: Australia mund të dërgojë trupa paqeruajtëse në Ukrainë

Donat Hashani