Inter Miami ka hyrë në garë për të nënshkruar me Bernardo Silva, mesfushorin portugez të Manchester City, i cili do të jetë agjent i lirë verën e ardhshme.
La Gazzetta dello Sport raporton se Inter Miami është një nga klubet që po e ndjek nga afër situatën e Silvas, duke u përballur me konkurrencë të fortë nga klube evropiane si Juventus, Galatasaray dhe Benfica, shkruan IndeksOnline.
Bernardo Silva ka qenë një nga futbollistët kyç për Manchester City në sezonet e fundit, duke ndihmuar skuadrën të fitojë trofe të shumtë në Premier League dhe në kompeticionet europiane.
Megjithatë, kontrata e tij e skadon verën e ardhshme dhe negociatat për rinovim ende nuk janë konfirmuar, duke e bërë atë një objektiv tërheqës për klubet që kërkojnë një mesfushor të nivelit të lartë pa shpenzuar shumë në transferime./IndeksOnline/

