Telenews

Besart Krivanjeva i bashkohet Gjilanit

SC Gjilani ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me futbollistin, Besart Krivanjeva.

26-vjeçari me “Skifterat” ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare dhe me mundësi vazhdimi, shkruan Gazeta Express.

Krivanjeva është qendërmbrojtës. Ai së fundi u aktivizua te skuadra shqiptare, Egnatia.

Besart Krivanjeva më herë ka luajtur edhe te Shkupi e Metalurguti në Maqedoninë e Veriut.

Njoftimi i plotë nga SC Gjilani:

“Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Besart Krivanjeva.

Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite dhe me mundësi vazhdimi.

26-vjeçari, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të qendrës vjen nga radhët e skuadrës së Engatias në kampionatin shqiptar, derisa më parë ka mbrojtur ngjyrat e dy skuadrave nga Maqedonia e Veriut, FC Shkupit dhe Metalurgut.

Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Besartit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para, duke nisur nga garat ndërkombëtare”. /Gazeta Express/

The post Besart Krivanjeva i bashkohet Gjilanit appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Edhe një medalje për Kosovën, Flaka Loxha fiton të bronztën –

KushtrimGuraj

Akil Gjakova shkëlqen në “Taranto 2026”, fiton medaljen e bronztë –

KushtrimGuraj

Kosova fiton medaljen e dytë në “Taranto 2026”, Fatjona Kasapi merr të bronztën në xhudo –

KushtrimGuraj