Telenews

Besarta Jashari uron Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

E mbijetuara e sulmeve serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz, Besarta ka bërë një dedikim në nder të 27 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo thotë se, deri në formimin e Ushtrisë Çlirimtare, përkushtimi ndër breza për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës kishte filluar të zbehej, dhe përveç dëshirës, nuk kishte shpresë, transmeton klankosova.tv.

” “Epokë e re”

Deri në themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkushtimi ndër breza për liri e pavarësi, kishte filluar të zbehet. Përpos dëshirës, nuk kishte shpresë..

Vargu i ngjarjeve të rëndësishme në tokën Dardane, po krijonin rrethana me premisa për një “Epokë të re”…

Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përbën epokën e re për mbarë kombin shqiptar.

27 vjet nga atëherë, mes emocioneve më lejoni të ju uroj përzemërsisht të gjithëve për Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ta nderojmë sakrificën e dëshmorëve, invalidëve dhe secilit ushtarë të UÇK-së – duke u bashkuar për ta bërë vendin tonë ashtu siç e ka ëndërruar Adem e Hamëz Jashari./Telenews.al/

Të ngajshme

Erion Veliaj kërkon lirimin në Apelin e GJKKO-së, gjykata shtyn vendimin për nesër

Donat Hashani

Rutte për mandatin e FSK-së, Kastrati: Deklarata e tij është politike

Donat Hashani

Rutte: Kosova e Serbia të bëjnë kompromiset e duhura në dialog

Valjeta Turkaj