Telenews

Besimtari i krishterë në Xhaminë e Namazgjasë: Erdha me gruan myslimane

Xhamia e Namazgjasë ka vetëm një ditë që qëndron e hapur e megjithatë ajo ka pasur vizitorë të shumtë.

Besimtarë të shumtë kanë shkuar këtë të premte për të falur namazin atje.

Euronews Albania dëshmoi nga afër emocionet e këtyre besimtarëve të cilët shfaqin gëzimin për hapjen e kësaj xhamie të shumëpritur.

E ndërsa të shumtë ishin besimtarët mysliman, atje nuk kanë munguar as besimtarët e krishterë.

Një besimtar i krishterë tha se Xhamia e Namazgjasë ishte gjigande dhe shumë e bukur.

Ai tha se kishte shkuar në xhami jo për tu falur, pasi vetë ishte i krishterë, por për të shoqëruar bashkëshorten myslimane.

“Unë vetë jam i krishterë. Kam nusen myslimane. Është shumë mirë! e kanë bërë gjigande fare. E kanë bërë si xhamitë në Stamboll. Nusja ka shkuar të falet sipër. Unë nuk falem por mbështes fenë e nuses dhe e respektoj shumë ndërsa unë kryej ritualet e mia. Edhe nusja vjen më shoqëron në kishë”, tha qytetari.

 

Të ngajshme

Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Financave në Tiranë –

KushtrimGuraj

Nëntë policë marrin trajtim në Traumë pas protestës, njëri me lëndime të rënda në fytyrë –

KushtrimGuraj

Pamje të rënda nga protesta në Tiranë, i riu me këmbë të thyer merret nga Policia –

KushtrimGuraj