Telenews

Besnik Osmani: Arsimi, prioriteti ynë kryesor për një të ardhme më të ndritur në Fushë Kosovë

Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka theksuar se arsimi do të jetë prioriteti kryesor i programit të tij qeverisës, duke vendosur në qendër të vëmendjes zhvillimin e qëndrueshëm të shkollave dhe përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Osmani ka deklaruar se së bashku me mësimdhënësit, prindërit dhe qytetarët, do të punojë me përkushtim për të garantuar një arsim më cilësor dhe më modern në Fushë Kosovë. Ai ka theksuar se procesi i digjitalizimit në arsim është i pashmangshëm dhe do të jetë një nga prioritetet kryesore gjatë mandatit të tij të ardhshëm.

Në kuadër të këtij vizioni, Osmani ka paralajmëruar ndërtimin e tre shkollave të reja dhe tre çerdheve të reja në qytet, si dhe tre çerdheve të tjera në fshatra, për të përmbushur nevojat në rritje të komunitetit lokal.
Sipas tij, këto investime do të garantojnë kushte më të mira për nxënësit dhe do të lehtësojnë qasjen në arsim për çdo fëmijë.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm që Osmani ka theksuar është kujdesi i shtuar për fëmijët me nevoja të veçanta, duke premtuar krijimin e kushteve të barabarta për përfshirje, zhvillim dhe arsimim cilësor.

Arsimi është prioriteti ynë! Së bashku do të punojmë për të ndërtuar një sistem arsimor modern, gjithëpërfshirës dhe të digjitalizuar. Fushë Kosova PËRTEJ!”, ka shkruar Osmani në fund të postimit të tij.

Të ngajshme

Qasja e gabuar, u veprua me inate e projektet u ndaluan qëllimisht – Ky kryetar tregoi që s’ka ekip të deshmuar”, Riad Rashiti kritikon Alban Hysenin

KushtrimGuraj

Kryebashkiaku i New York-ut në Shqipëri: Një vend i mrekullueshëm me njerëz miqësorë

KushtrimGuraj

A do të dërgojë SHBA raketat Tomahawk në Ukrainë? Trump: Thuajse e kam marrë vendimin…

Donat Hashani