Telenews

Besnik Osmani: Banorët e lagjes te “Kastrati” treguan përkrahje dhe gatishmëri për fitoren më 9 nëntor

Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga radhët e LDK-së, Besnik Osmani, ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes te “Kastrati”, së bashku me kryetarin Tërnava. Në postimin e tij në rrjete sociale, Osmani ka theksuar mikpritjen e ngrohtë dhe bashkëbisedimin e sinqertë me qytetarët, të cilët shprehën gatishmëri të plotë për mobilizim në prag të zgjedhjeve të 9 nëntorit.

“Falë përkrahjes së tyre, më 9 nëntor do të jemi të bashkuar dhe të vendosur për fitoren që i duhet komunës sonë. Çdo votë është vendim për një qeverisje të mirë, efikase dhe me vizion – ashtu siç e meriton komuna jonë në mandatin e ardhshëm,” ka shkruar Osmani.

Takimi me banorët e kësaj lagjeje është pjesë e aktiviteteve të vazhdueshme të kandidatit të LDK-së për të dëgjuar nga afër shqetësimet dhe idetë e qytetarëve të Fushë Kosovës.

Të ngajshme

Horoskopi ditor

Erzana Fazliu

Kryediplomatja e Shqipërisë viziton Hashim Thaçin në Hagë: E gjeta në gjendje të mirë – procesi të mbyllet me drejtësi historike

KushtrimGuraj

Çeku akuzon Ramën se tentoi të mashtrojë një investitor – ky ia tregon kërkesën që iu refuzua nga Ministria e Sveçlës

KushtrimGuraj