Telenews

Besnik Osmani: Hapëm fushatën zgjedhore me vizion për të ardhmen

Në një atmosferë të mbushur me entuziazëm dhe shpresë, Besnik Osmani ka hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore si kandidat për kryetar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Para qytetarëve të pranishëm, Osmani prezantoi vizionin dhe programin e tij qeverisës, një plan që synon zhvillim të qëndrueshëm, mirëqenie për çdo familje dhe një të ardhme më të sigurt për gjeneratat e reja.

Ai gjithashtu prezantoi ekipin e kandidatëve të LDK-së – profesionistë të përkushtuar, të gatshëm të punojnë për interesin e qytetarëve.

“Fushata jonë do të jetë e hapur, e ndershme dhe e fokusuar në ide konkrete për ndryshim pozitiv. Së bashku, me mbështetjen tuaj, do ta bëjmë të mundur!”, tha Osmani.

Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi që premton angazhim të madh dhe vizion të qartë për të ardhmen e qytetit.

Të ngajshme

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 12 tetorit

Valjeta Turkaj

Rubin: Thaçi kishte prioritet mbështetjen amerikane, i hetuam akuzat ndaj tij, asnjë nga ato marri s’ishte e vërtetë

Valjeta Turkaj

Izraeli vazhdon bombardimet në Gaza

Valjeta Turkaj