Telenews

Besnik Osmani: Kultura, shtyllë e zhvillimit shoqëror në Fushë Kosovë

Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka zhvilluar sonte një takim të vlefshëm me përfaqësues të komunitetit kulturor, ku është diskutuar për rolin e kulturës në zhvillimin shoqëror, sfidat me të cilat përballen artistët dhe mënyrat më të mira për të mbështetur krijimtarinë vendore.

Në këtë takim, Osmani theksoi se kultura përbën një pasuri të çmuar të Fushë Kosovës dhe se ajo duhet të shndërrohet në një forcë reale zhvillimi për qytetin dhe qytetarët. Ai u shpreh se krijuesit lokalë janë një aset i rëndësishëm për identitetin kulturor të komunës dhe se do të punojë për të krijuar kushte më të mira për veprimtari artistike, kulturore dhe edukative.

Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen dhe përkushtimin ndaj vlerave kulturore që pasurojnë komunën tonë. Fushë Kosova ka potencial të madh kulturor – së bashku do ta kthejmë në forcë zhvillimi për qytetin tonë. Fushë Kosova PËRTEJ!”, ka shkruar Osmani në rrjetet sociale pas takimit.

Kandidatura e Besnik Osmanit po shoqërohet me një vizion të qartë për arsim, kulturë dhe zhvillim të qëndrueshëm, duke vendosur në qendër bashkëpunimin me komunitetin lokal dhe mbështetjen për çdo sektor që ndikon në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Fushë Kosovës.

Të ngajshme

Komuna e Prishtinës shpall tender për mirëmbajtje të semaforëve

Valjeta Turkaj

OVL UÇK nderon Tahir dhe Nebih Mehën: Sakrifica e tyre, simbol i rezistencës shqiptare

Valjeta Turkaj

Gjenden mbi 200 fishekë dhe një uniformë me logo të Serbisë në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok

Valjeta Turkaj