Telenews

Besnik Osmani: Mbështetja e bizneseve vendore është çelësi i zhvillimit

Kosmonte Foods nuk është vetëm një kompani ushqimore, por një histori suksesi që pasqyron vizionin, punën e palodhshme dhe përkushtimin për cilësi. Përmes prodhimit dhe shpërndarjes së produkteve të standardeve më të larta, kjo ndërmarrje ka arritur të fitojë besimin e konsumatorëve, duke u bërë një emër i respektuar në tregun vendor.

Përveç ndikimit ekonomik, Kosmonte Foods ka një rol të rëndësishëm shoqëror. Shumë qytetarë të komunës së Fushë Kosovës kanë gjetur punësim në këtë kompani, duke siguruar të ardhura të qëndrueshme për familjet e tyre dhe duke kontribuar në zhvillimin e komunës.

Në takimin e tij me menaxhmentin dhe stafin e kompanisë, kandidati për kryetar të komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani, u shpreh i frymëzuar nga përkushtimi i tyre për inovacion, cilësi dhe qëndrueshmëri. Ai theksoi se mbështetja e ndërmarrjeve të tilla është thelbësore për zhvillimin ekonomik dhe për fuqizimin e qytetarëve të komunës.

Sipas Osmanit, Kosmonte Foods është një model i biznesit të suksesshëm që duhet ndjekur edhe nga ndërmarrjet e tjera, sepse dëshmon se me vizion të qartë dhe punë të palodhur, mund të arrihet suksesi dhe të krijohet zhvillim përtej kufijve lokalë.

Të ngajshme

E dhimbshme: Ky është i mituri që u aksidentua për vdekje në Drenas

Rrezarta Ramaj

11 emërtime shqiptare hiqen nga rrugët e Tetovës, Qamili: Vendim kryekëput politik

Rrezarta Ramaj

ZKA zbulon shkelje në Mitrovicën e Veriut: Mbi 25 mijë euro të hyra të humbura dhe gabime në leje ndërtimi

Rrezarta Ramaj