Telenews

Besnik Osmani në Bardh të Madh: Çdo vendbanim do të mbetet në qendër të vëmendjes sonë

Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka vazhduar takimet me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore, ku sonte ka vizituar fshatin Bardh i Madh.

Gjatë këtij takimi, Osmani dhe ekipi i tij prezantuan programin qeverisës dhe kandidatët e kësaj zone, duke u mirëpritur me një pritje të ngrohtë dhe mbështetje të sinqertë nga banorët lokalë.

“Jemi falënderues për mikpritjen dhe përkrahjen që po na jepni në çdo takim. Së bashku do të punojmë për projektet e ardhshme që garantojnë mirëqenie dhe zhvillim për të gjithë, pa përjashtim,” u shpreh Osmani, duke theksuar se për LDK-në çdo vendbanim është dhe do të mbetet në qendër të vëmendjes.

Ai shtoi se në mandatin e parë qeverisës planifikohen një sërë investimesh të rëndësishme për Bardhin e Madh dhe për gjithë komunën e Fushë Kosovës, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës, arsimit dhe jetesës së qytetarëve.

Takimet e tilla po shihen si dëshmi e qasjes së afërt të Besnik Osmanit me qytetarët, duke u fokusuar në një program të ndërtuar mbi bashkëpunim, zhvillim dhe transparencë.

Të ngajshme

Oferta që nuk duhet humbur: Konsoni me aksion në të gjitha pikat

Valjeta Turkaj

Hill Side Residence aty ku besimi, rehatia dhe cilësia bashkohen

Valjeta Turkaj

Xhami Pasqyrë – Zgjidhja e përsosur për çdo dhomë

Erzana Fazliu