Telenews

Besnik Osmani premton mbështetje të madhe dhe projekte të shumta për sportin

Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës nga radhët e LDK-së, Besnik Osmani, ka vënë theksin tek sporti si një ndër prioritetet e tij.

Ai ka deklaruar se Fushë Kosova gjithmonë ka prodhuar sportistë të talentuar, të cilët kanë shkëlqyer jo vetëm në vend, por edhe në arenën ndërkombëtare – duke dëshmuar potencialin e madh të rinisë vendore.

“Prandaj, është koha të investojmë në kushte më të mira sportive – stadiume dhe fusha moderne, të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin dhe suksesin e sportistëve të ardhshëm. Sporti është krenaria jonë, dhe ne do të krijojmë hapësirat që gjeneratat e reja të ecin edhe më larg,” ka thënë Osmani.

Ai ka shtuar se rinia e Fushë Kosovës meriton mundësi më të mëdha për të zhvilluar talentin e tyre dhe se sporti do të jetë një prej fushave kyçe në programin e tij qeverisës.

Të ngajshme

Oferta që nuk duhet humbur: Konsoni me aksion në të gjitha pikat

Valjeta Turkaj

Hill Side Residence aty ku besimi, rehatia dhe cilësia bashkohen

Valjeta Turkaj

Xhami Pasqyrë – Zgjidhja e përsosur për çdo dhomë

Erzana Fazliu