Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani, është mirëpritur sonte me shumë dashuri dhe respekt nga familja Sylejmani në fshatin Vragoli.
Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ku u theksua përkrahja e sinqertë e kësaj familjeje për kandidatin e LDK-së. Siç u vlerësua, kjo përkrahje pa asnjë alternativë është dëshmi se qytetarët e dinë qartë drejtimin që duan për të ardhmen e komunës.
“Përkrahja e qytetarëve është forca jonë më e madhe. Me këtë përkushtim dhe me këtë besim, fitorja më 12 tetor është e pashmangshme,” tha Osmani gjatë takimit, duke falënderuar të gjithë ata që po i besojnë vizionit të tij për një qeverisje të mirë në Fushë Kosovë.
Ai shprehu mirënjohje të veçantë për familjen Sylejmani për mikpritjen dhe mbështetjen e tyre të palëkundur, duke theksuar se ky është shembulli më i mirë i bashkëpunimit qytetar për ndryshimin që e meriton komuna.
Fushata e Besnik Osmanit po shënohet me pritje të ngrohta e mbështetje të gjerë në çdo takim, nën moton “Fushë Kosova PËRTEJ!”.

