Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga radhët e LDK-së, Besnik Osmani, ka prezantuar projektin “Rruga Hekurudha”, i cili synon të krijojë një lidhje të re rrugore mes lagjes Dardania dhe zonës industriale të Prishtinës. Ky projekt pritet të lehtësojë qarkullimin, të ofrojë dalje të reja drejt “Rrethit të Ismetit” dhe të sigurojë lidhje të përshtatshme për qytetarët, sipas nevojave të tyre.

