Telenews

Besnik Osmani takohet me banorët e rrugës “Hamdi Grajqevci” në Fushë Kosovë

Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka zhvilluar një takim me banorët e rrugës “Hamdi Grajqevci”, ku ka prezantuar programin e tij qeverisës dhe ka dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre.

Osmani theksoi se ky bashkëbisedim është një hap i rëndësishëm drejt hartimit të projekteve konkrete që synojnë zhvillim të qëndrueshëm të qytetit, krijimin e më shumë mundësive për të rinjtë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për çdo familje.

“Ky takim na jep forcë dhe motivim për të ndërtuar së bashku një Fushë Kosovë më të zhvilluar dhe më të mirë për të gjithë banorët,” tha Osmani.

Ai shtoi se vizioni i tij është për një komunë “Përtej”, që shkon përtej sfidave të së tashmes dhe hap rrugën për të ardhmen.

 

Të ngajshme

Drenasi Residence vendi i duhur për jetesë dhe investim të sigurt

Valjeta Turkaj

Oferta që nuk duhet humbur: 8 Marsi i dedikuar të gjitha grave në FAFA Resort & SPA

Valjeta Turkaj

Shijoni Ramazanin me ofertën e veçantë të KonSoni: 30 vezë për 2.90€

Valjeta Turkaj