Pas katër vitesh në krye të grupeve parlamentare, Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk arritën të sigurojnë numrat e nevojshëm për të hyrë në Kuvendin e Kosovës.
Të dy politikanët, të cilët udhëhoqën grupet e tyre parlamentare për disa vite, dështuan në përpjekjet e fundit zgjedhore për të siguruar një vend në legjislativ.
Kështu të paktën sipas një liste të publikuar nga Demokracia në Veprim.
Rreth kësaj, dyshja ende nuk kanë reaguar.
Listat: