Telenews

Besnik Tahiri: Po na matet pulsi, nëse durojmë tash 2 orë, durojmë edhe 12 orë pa rrymë dimrit

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka reaguar pas paralajmërimeve për reduktime të energjisë elektrike.

Tahiri në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se ky paralajmërim është siç tha ai “fushatë psikologjike e Qeverisë Kurti”.

“Paralajmërimi i reduktimeve në pikë të verës, është asgjë më shumë se paralajmërim i një fushate psikologjike të Qeverisë Kurti. Është thirrje që të bëhemi gati për një dimër të gjatë”, ka shkruar Tahiri.

Sipas tij, kjo është një matje e pulsit të qytetarëve.

“Është test i durimit, është test i manovrimit, është test i mashtrimit. Po na matet pulsi, që nëse durojmë 2 orë verës, do të mund të duronim edhe 12 orë dimrit. Kësaj duhet thënë stop tani, ndryshe do jetë vonë!”, ka shtuar ai, transmeton Klankosova.tv.

Të ngajshme

Pas inspektimit, ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren

Rrezarta Ramaj

Protesta për Arlinda Zekajn vazhdon për të tretën ditë, protestuesit mblidhen në sheshin e Prishtinës

Rrezarta Ramaj

Rama ‘godet’ Kurtin: Përkundër kryeministrit që s’shkon, ne jemi gjithmonë për bashkëpunim me Prokurorinë

Rrezarta Ramaj