Telenews

Beteja miliona dollarëshe mes PSG-së dhe Mbappes

beteja-miliona-dollareshe-mes-psg-se-dhe-mbappes

Beteja miliona dollarëshe mes PSG-së dhe Kylian Mbappes është intensifikuar, ndërsa avokatët e të dyja palëve janë para Këshillit të Prud’hommes, organi francez që merret me konfliktet e punës. Në këtë seancë, ku lojtari nuk ishte i pranishëm, po paraqiten kërkesa të jashtëzakonshme financiare, me pretendime që kapin shifrën e qindra milionë eurove.

Mbappé, i cili tashmë është pjesë e Real Madridit, pretendon se PSG i ka borxh rreth 55 milionë euro nga paga dhe bonuset e vitit të fundit të kontratës së tij.

Por kërkesa e tij ka shkuar shumë përtej kësaj shume fillestare. Sipas avokatëve të tij, ai kërkon mbi 260 milionë euro kompensim, që përfshijnë pagesa të prapambetura, dëmshpërblime për pushim të padrejtë, bonus nënshkrimi, shpërblime të pa paguara dhe pretendime të tjera si “punë e padeklaruar”, “ngacmim moral” dhe shkelje të detyrimeve të sigurisë nga ana e klubit.

Në listë përfshihen shifra si 44.6 milionë euro për largim të padrejtë, 40.4 milionë euro bonus nënshkrimi, 37.5 milionë euro për ngacmim moral, 37.5 milionë euro për punë të padeklaruar, si dhe 19 milionë euro paga të prapambetura për periudhën prill-qershor 2024.

Nga ana tjetër, PSG nuk ka mbetur pas dhe ka kaluar në kundërsulm. Klubi kërkon 60 milionë euro dëmshpërblim dhe gjithashtu 180 milionë euro, që përfaqësojnë shumën e paguar dikur për transferimin e Mbappé nga Monaco, duke u mbështetur në konceptin juridik francez “perte de chance” – humbje e mundësisë, me arsyetimin se lojtari u largua falas dhe i shkaktoi klubit humbje të konsiderueshme financiare.

Përplasja nisi pasi Mbappé kaloi te Real Madrid dhe pretendoi se PSG kishte vendosur në mënyrë të njëanshme të mos i paguante rreth 55 milionë euro. Klubi, megjithatë, këmbëngul se lojtari kishte premtuar se nuk do të largohej kurrë falas dhe se kishte rënë dakord të hiqte dorë nga kjo shumë, pas një takimi të zhvilluar pak para fillimit të Ligue 1 me presidentin Al-Khelaifi dhe drejtorin sportiv Luis Campos.

 telegrafi.com

Pikërisht pas atij takimi ai u rikthye në stërvitje me ekipin e Luis Enriques, pasi më parë ishte përjashtuar dhe nuk ishte marrë në turneun parasezonal në Japoni, si pasojë e vendimit të tij të 2023-ës për të mos rinovuar kontratën.

Rasti pritet të zgjasë për disa muaj para se të merret një vendim, ndërsa beteja ligjore midis Mbappé dhe PSG-së po kthehet në një nga konfliktet më të mëdha dhe më të kushtueshme mes një futbollisti dhe klubit në historinë moderne të futbollit.

Të ngajshme

Mauro Icardi refuzoi 120 milionë euro

KushtrimGuraj

Habit Milan, po e mendon rikthimin e 41-vjeçarit në ‘San Siro’

KushtrimGuraj

Katër yje rrezikojnë ta humbasin gjysmëfinalen e play-offit nëse ndëshkohen ndaj Zvicrës

KushtrimGuraj