Telenews

Beteja për Kherson-in, Ukraina përgatitet për luftime të ashpra

Frika e luftimeve të ashpra për qytetin Kherson, më i madhi nën kontrollin rus, po rritet ndërsa forcat e Ukrainës po përparojnë gjithnjë e më shumë në jug.

Siç shkruan The Guardian, me autoritetet e vendosura nga Rusia që inkurajojnë banorët të largohen në bregun lindor të lumit Dnieper, Oleksiy Arestovych, një këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se nuk kishte asnjë shenjë që forcat ruse po përgatiteshin për të braktisur qytetin.

”Në Kherson gjithçka është e qartë. Rusët po rigrupohen. Kjo do të thotë se askush nuk po përgatitet të tërhiqet. Përkundrazi, betejat më të rënda do të zhvillohen për Kherson”, tha Arestovych.

Të ngajshme

Trump: Izraeli është shumë i kënaqur me marrëveshjen për çarmatosjen e Hamasit

KushtrimGuraj

Zelensky: Rusia përfiton nga vazhdimi i luftës në Lindjen e Mesme, ne nuk humbasim

Yllka Gashi

Renditen shërbimet sekrete në Evropë, Britania kryeson

Yllka Gashi