Telenews

Betim Gjoshi: Bedri Hamza do të ndërtojë stadiumin kombëtar në Drenas!

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka premtuar investime të mëdha në sport, duke theksuar se kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, do të ndërtojë stadiumin kombëtar në Drenas dhe terrene sportive në Prishtinë.

“Me rininë dhe sportin, Kosova krenohet. Bedri Hamza si kryeministër do të ndërtojë stadiumin kombëtar në Drenas dhe terrene sportive në Prishtinë. Bashkohuni me ne për një Kosovë më të mirë dhe më të fortë!”, ka deklaruar Gjoshi.

Ai ka ftuar qytetarët të mbështesin programin e PDK-së, duke u zotuar për përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe krijimin e mundësive më të mira për të rinjtë në Kosovë.

#PDK131
#BGJ50
#BedriHamza1

Të ngajshme

Pritje të gjata dhe autobusë të mbushur, ankohen qytetarët e Prishtinës

Erzana Fazliu

“U rrëzova dhe pashë …”, gjendet vetura e Adrit, këngëtari reagon me një thumb

Erzana Fazliu

Fundjava e fundit e 2025-ës vjen me ngrica e temperatura në minus

KushtrimGuraj