Telenews

“Betohem se nuk të dua dhe nuk të xhelozoj”, Gjesti ia thotë në fytyrë Eglit

Gjesti dhe Egli janë dy banorët e Big Brother VIP Albania 4, të cilët gjatë spektaklit të mbrëmshëm kanë qenë kryefjalë për shkak të “lidhjes” së tyre dhe më pas ndarjes.

Egli ditëve të fundit është parë e rënduar në anën emocionale, pasi që Gjesti në kuadër të një loje ka zgjedhur banoren e re të shtëpisë, Rizartën që të ndaj shtratin.

Në lidhje me këtë dhe shumë gjëra të tjera, Gjesti dhe Egli kanë diskutuar mbrëmë pas spektaklit.

“Nuk të dua dhe nuk të xhelozoj Egli. Të betohem në Zot se nuk të du dhe nuk të xhelozoj. Bindu, unë çka po ndjej po të them”, i ka thënë Gjesti Eglit.

Ajo përsëri nuk e ka pranuar se kjo mund të jetë e vërtetë dhe e quan “kontradiktor” Gjestin, duke u bazuar në ngjarjet e mëparshme.

Gjesti më pas i sqaron asaj se gjithçka ka bërë për të ngacmuar, e që sipas tij ai ndryshe bëhet xheloz dhe se nuk është xheloz për të,

“Inati po, por xheloz nuk jam. Po të nguci unë, po të jem xheloz jam krejt ndryshe”, ka shtuar Gjesti.

Të ngajshme

Ky është shkaku pse Jonida nuk u përqendrua në prime, kush ia humbi mendjen

KushtrimGuraj

Ya Nina tallet me Melinda Ademin pas publikimit të këngës së re “Cardi B”, dyshon ta ketë shkruar tekstin me ChatGPT

KushtrimGuraj

Pas fitores të VV-së, a do të jetë Fatmir Spahiu ministër i Kulturës?

KushtrimGuraj