Telenews

Biblioteka Kombëtare vishet me ngjyrat e flamurit amerikan, shënohet 250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së

Biblioteka Kombëtare e Kosovës u ndriçua mbrëmjen e 4 Korrikut me ngjyrat kuqe, bardhë dhe kaltër, në shenjë nderimi për 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pamjet u publikuan nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, e cila theksoi se ndriçimi i një prej objekteve më ikonike të Kosovës përfaqëson miqësinë e fortë ndërmjet dy vendeve dhe vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe partneritetit.

Ky gjest simbolik u realizua në kuadër të festimeve të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, ndërsa mori vëmendje të madhe edhe në rrjetet sociale, ku u shpërndanë pamje të Bibliotekës Kombëtare të ndriçuar me ngjyrat e flamurit amerikan.

Kosova dhe Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të gëzojnë marrëdhënie të ngushta dhe bashkëpunim në fusha të ndryshme, ndërsa ngjarje të tilla simbolike konsiderohen shprehje e lidhjeve të veçanta mes dy vendeve.

Të ngajshme

Ambasada italiane njofton qytetarët: Kartat e identitetit në letër skadojnë përfundimisht më 3 gusht

KushtrimGuraj

Hajvali: Zbulohen 6 lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit, rastet dërgohen në Prokurori

KushtrimGuraj

U raportua e zhdukur prej më shumë se një muaji, 38-vjeçarja gjendet duke bashkëjetuar me një burrë në Prishtinë

KushtrimGuraj