Telenews

Biden arrin në Lindjen e Mesme, do të përpiqet të ulë çmimin e naftës

Presidenti amerikan Joe Biden ka arritur në Lindjen e Mesme në vizitën e tij të parë në rajon që kur u bë lider i ekonomisë më të madhe botërore.

Ai e ka nisur vizitën në Izrael dhe do të shkojë në Arabinë Saudite të premten dhe megjithëse mund të mos duket e rëndësishme për luftën në Ukrainë vizita vjen në një kohë kur nafta e Arabisë Saudite mund të jetë çelësi për ruajtjen e unitetit në sanksionet e saj ndaj Rusisë.

Kjo ka bërë që Kremlini të thotë se shpreson që vizita e Biden të mos përdoret për të nxitur marrëdhëniet anti-ruse.

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan, tha të hënën se presidenti i ShBA-së do të kërkojë prodhim më të madh të naftës nga vendet e OPEC-ut në mënyrë që të ulë çmimet e naftës kur të takohet me udhëheqësit e Gjirit në Arabinë Saudite këtë javë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia, eksportuesi i dytë më i madh i naftës në botë pas Arabisë Saudite dhe eksportuesi më i madh në botë i gazit natyror, vlerëson shumë bashkëpunimin me Arabinë Saudite, si pjesë e grupit OPEC+ të prodhuesve kryesorë të naftës në botë.

Të ngajshme

Bujqit të pakënaqur me çmimin e grurit këtë vit

Erzana Fazliu

Rrëzohet një aeroplan në aeroportin në Londër

Valjeta Turkaj

30-vjetori i gjenocidit në Srebrenicë, Rutte: Kurrë nuk do t’i harrojmë tmerret e atyre ditëve

Valjeta Turkaj