Telenews

BIDEN E CILËSOI PUTININ SI KRIMINEL LUFTE: PSAKI THOTË SE AMERIKANI FOLI NGA ZEMRA

Presidenti amerikan, Joe Biden, për herë të parë i ka dhënë epitetin e kriminelit të luftës presidentit rus, Vladimir Putin, për shkak të luftës në Ukrainë.
“Ai është një kriminel lufte”, u tha Biden gazetarëve pas një ngjarjeje në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa situata në Ukrainë vazhdon të përkeqësohet.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, deklaron se presidenti Biden ka folur nga zemra.
“Unë mendoj se Presidenti ishte – vërejtjet e Presidentit flasin vetë. Ai fliste nga zemra dhe fliste nga ajo që ka parë në televizion, që janë veprime barbare nga një diktator brutal, nëpërmjet pushtimit të tij në një vend të huaj”, tha Psaki.
Këtu mund të ndiqni deklarimin e Psakit:

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 30 dhjetor

Erzana Fazliu

BBC: “Partia nacionaliste shqiptare korri fitore dërrmuese në zgjedhjet e Kosovës”

KushtrimGuraj

Rreth 13% të votave të numëruara, kush janë kandidatët për deputetë më të votuar në PDK

KushtrimGuraj