Telenews

Biden e quajti Putinin “bir bu**tre i çmendur”, merr kundërpërgjigjen nga Kremlini

 

 

Kremlini tha të enjten se komentet e presidentit amerikan, Joe Biden, për homologun rus, Vladimir Putin, i poshtërojnë Shtetet e Bashkuara dhe ata që përdorin fjalor të tillë dhe se kjo ishte një përpjekje e dobët për t’u dukur si “kauboi i Hollivudit”.

Bideni e quajti Putinin “bir bus*tre i çmendur” të mërkurën gjatë një tubimi për grumbullimin e fondeve për fushatë në San Francisko, duke paralajmëruar se gjithmonë ka rrezik për konflikt bërthamor, por se rreziku ekzistencial ndaj njerëzimit mbetet klima, raporton agjencia “Reuters”.

“Përdorimi i një gjuhe të tillë kundër kreut të një shteti tjetër nga presidenti i Shteteve të Bashkuara ka pak gjasa që ta nëpërkëmbë presidentin tonë, presidentin Putin” – tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Por kjo i poshtëron ata që përdorin fjalor të tillë”, shtoi zëdhënësi rus.

Më tej, ai tha se komenti i presidentit amerikan ishte “ndoshta njëfarë përpjekje për t’u dukur si një kauboi i Hollivudit”. “Por, sinqerisht, nuk mendoj se kjo është e mundshme”, tha Peskovi.

“A ka përdorur ndonjëherë z. Putin një fjalë të ashpër për t’ju drejtuar juve? Kjo nuk ka ndodhur kurrë. Prandaj, mendoj se një fjalor i tillë e poshtëron vetë Amerikën”, shtoi zëdhënësi i Kremlinit.

Të ngajshme

Bitcoin i afrohet 100 mijë dollarëve, në rritje dhe kriptomonedhat e tjera

KushtrimGuraj

Ish-kreu ushtarak i Ukrainës, paralajmëron përshkallëzim global të luftës

KushtrimGuraj

Zelensky: Fundi i luftës është në dukje, presim të dëgjojmë Trump

KushtrimGuraj