Telenews

Biden konfirmon vendimin ‘fatal’ për Rusinë

Presidenti i ShBA-së Joe Biden po mban një konferencë shtypi duke njoftuar “veprime për të vazhduar ta mbajnë Rusinë përgjegjëse” për pushtimin e saj në Ukrainë, raporton Sky News.
Ai tha se SHBA do të revokojë statusin e “marrëdhënieve normale të përhershme tregtare” të Rusisë për të ndëshkuar Moskën.
Biden tha se më vonë sot, së bashku me aleatët e tjerë të NATO-s, G7, Kanada, Francë, Gjermani, Itali, Japoni, Mbretërinë e Bashkuar, si dhe Bashkimin Evropian, “do të shpallin së bashku disa hapa të rinj për të shtrënguar Putinin dhe për të mbajtur edhe më të përgjegjshëm për agresionin e tij kundër Ukrainës”.
Biden tha se para së gjithash, çdo komb do të ndërmarrë hapa për t’i mohuar Rusisë statusin e kombit më të favorizuar.
Udhëheqësi amerikan tha se G7 do të rrisë presionin dhe do të zbatojë sanksione ndaj më shumë oligarkëve rusë.
Ai tha se tërësia e sanksioneve botërore kundër Rusisë, si dhe kontrollet e eksporteve, po “dërrmojnë ekonominë ruse”.

Të ngajshme

Pas ShBA-së, Gjermania njofton për “tendosje të marrëdhënieve” me Kosovën, del me “thirrje urgjente” për Albin Kurtin

KushtrimGuraj

Erdogan: Bota islame ka mjetet dhe aftësinë për të zmbrapsur ambiciet ekspansioniste të Izraelit

KushtrimGuraj

Emiri i Katarit i ashpër me Izraelin: Nuk ka vend për t’u marrë me një palë frikacake dhe të pabesë

Donat Hashani