Telenews

BIDEN PARALAJMËRON VIZITË NË KIEV

Presidenti i ShBA-ve, Joe Biden u ka thënë gazetarëve se po shqyrton dërgimin e një zyrtari të lartë nga Uashingtoni në Kiev për të takuar Zelensky n- dhe mund të jetë ai vetë.
“Ne po e marrim atë vendim tani”, u përgjigj Biden kur u pyet për raportimet për një vizitë në ShBA.
Kur u pyet nëse ishte gati për të shkuar, Biden tha: “Po”.
Por pas komenteve të Biden, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha Fox News “nuk ka plane për të dërguar Potus në Kiev në këtë kohë”, duke përdorur një akronim për Presidentin e Shteteve të Bashkuara.
Si Biden ashtu edhe zëvendëspresidentja Kamala Harris kanë vizituar Poloninë që nga fillimi i luftës.
Raportimet e mediave amerikane sugjerojnë se Sekretari i Shtetit Antony Blinken ose Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin janë ndoshta opsione më të mundshme për të vizituar Zelenskyn.
Një numër liderësh evropianë kanë zhvilluar tashmë bisedime me Zelensky në Kiev, duke përfshirë kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, i cili e vizitoi fundjavën e kaluar.

Të ngajshme

Endrit Thaçi reagon pas dëshmisë së James Rubin

KushtrimGuraj

Raportohet se katër policë të Njësisë Speciale suspendohen se bënë shaka me Dimal Bashën

Erzana Fazliu

Tërmet në Shqipëri

Erzana Fazliu