Telenews

​Biden: Raketat në Poloni mund të mos jenë hedhur nga Rusia

​biden:-raketat-ne-poloni-mund-te-mos-jene-hedhur-nga-rusia

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka deklaruar se raketat që vranë dy persona në Poloni, mund të mos jenë hedhur nga Rusia.

Biden tha se ka informacion paraprak që e kundërshton mundësinë që raketat që ranë të martën në Poloni mund të jenë ruse.

“Ka informacion paraprak që e kundërshton këtë. Nuk dua ta them këtë derisa ta hetojmë plotësisht, por nuk ka gjasa në linjën e trajektores që të jenë hedhur nga Rusia. Por, do të shohim”, ka thënë ai.

Presidenti amerikan tha se Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të NATO-s do të bëjnë hetime të plota përpara se të veprojnë.

Shpërthimi i djeshëm në Poloni ndodhi pasi Rusia sulmoi me raketa disa qytete të Ukrainës, pak ditë pas tërheqjes nga Khersoni.

Kjo nxiti reagime të shumta nga vende të ndryshme të botës, duke dënuar sulmin.

Ministria e Jashtme e Polonisë tha se raketat ranë në Përzevodov – rreth 6 kilometra nga kufiri me Ukrainën.

Rusia mohoi se është përgjegjëse për shpërthimin, ndonëse zyrtarët polakë thanë se raketat ishin prodhim rus.

Të ngajshme

Administrata Trump po punon për të zhvendosur 1 milion palestinezë në Libi

Donat Hashani

Rreth 100 të vrarë në më pak se 12 orë në Gaza

Valjeta Turkaj

Përfundojnë bisedimet Rusi-Ukrainë

Valjeta Turkaj