Telenews

Biden reagon pas rrëzimit të aeroplanit rus ku dyshohet se ishte Prigozhin

Presidenti amerikan, Joe Biden sugjeroi se presidenti rus, Vladimir Putin mund të ketë qenë pas rrëzimit të një aeroplani pranë Moskës.

Shefi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, gjendet në listën e pasagjerëve të aeroplanit ndërsa lideri amerikan tha se nuk ishte i befasuar që mercenari rus mund të ishte shënjestruar.

“Ju mund ta kujtoni, unë u pyeta për këtë”, tha Biden për CNN, duke aluduar në komentet që kishte bërë në muajin korrik, ku kishte deklaruar se Prighozin duhet të shqetësohet për sigurinë personale pas rebelimit të dështuar kundër Valdimir Putinit në muajin qershor.

“Unë thashë se do të isha i kujdesshëm gjatë udhëtimeve. Nuk e di me të vërtetë se çfarë ndodhi, por nuk jam i befasuar”, tha Biden.

Në një konferencë shtypi në kryeqytetin finlandez, Helsinki, lideri amerikan bëri shaka duke thënë se nëse do të ishte Prighozin, “do të isha i kujdesshëm se çfarë ha, do të mbaja vëmendjen në menunë time”.

Biden shtoi se “nuk ka shumë gjëra që ndodhin në Rusi dhe se pas tyre nuk është Putin, por unë nuk di mjaftueshëm për të ditur përgjigjen”.

Kujtojmë se Prigozhin udhëhoqi një rebelim jetëshkurtër kundër ushtrisë dhe presidentit rus, Vladimir Putinit.

Rebelimi përfundoi kur presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko ndërhyri për të ndërmjetësuar një marrëveshje.

Ndryshe, Prigozhin u pa për herë të fundit dje në një video që duket se ishte bërë në Afrikë.

Të ngajshme

Pjetër Shala shpallet fajtor, Gjykata Speciale e dënon me 18 vjet burgim

Erzana Fazliu

Roberta Metsola rizgjidhet në krye të Parlamentit Evropian

Erzana Fazliu

Clark emërohet anëtar nderi i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës dhe i Bordit të Guvernatorëve të saj

Erzana Fazliu