Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se Libani dhe Izraeli janë pajtuar për t’i dhënë fund konfliktit mes vete.
Në një postim në Facebook, Biden tha se ka biseduar mes kryeministrin e Libanit dhe me atë të Izraelit.
“Sot, kam lajme të mira për të raportuar nga Lindja e Mesme. Kam folur me Kryeministrat e Libanit dhe Izraelit”.
“Dhe jam i lumtur të ju njoftoj: ata e kanë pranuar propozimin e ShBA-së për t’i dhënë fund konfliktit shkatërrues mes Izraelit dhe Hezbollahut”, shkroi Bideni.