Telenews

Bie borë në mes të korrikut në Slloveni

Sllovenia është goditur nga një front i ftohtë, duke sjell një freski të pazakontë në mes të verës.

Siç tregohet nga kamera e Agjencisë Sllovene të Mjedisit (ARSO), majat më të larta tashmë janë mbuluar me borë.

Reshjet e borës janë regjistruar në Kredaricë.

Kredarica, e cila ndodhet në një lartësi mbi 2,500 metra mbi nivelin e detit, shpesh regjistron reshjet e para të borës së vjeshtës që në shtator, por këtë herë natyra ka befasuar me reshjet e borës në fillim të korrikut.

Meteorologët paralajmërojnë se ky është ndikimi i një fronti të theksuar të ftohtë që kaloi Alpet dhe mbuloi edhe pjesën veriore të Sllovenisë.

Të ngajshme

Kurti: Gjenocidi në Srebrenicë plagë e hapur e Evropës, e vërteta nuk duhet të harrohet

Valjeta Turkaj

Një grua rrah policët në Kaçanik

Valjeta Turkaj

15 vatra aktive zjarri në Kosovë, KFOR-i ndërhyn me helikopter në Skenderaj

Valjeta Turkaj