Telenews

BIK: Procesi i therjes së kurbanëve po vazhdon me sukses

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), ka bërë të ditur se procesi i therjes së kurbanëve, sipas porosive të besimtarëve, po vazhdon me sukses dhe organizim të mirëfilltë në të gjitha komunat e vendit.

Ky proces ka nisur menjëherë pas faljes së namazit të Kurban Bajramit, duke respektuar rregullat fetare dhe higjienike që kërkon ky ritual.

“Që nga falja e namazit të Kurban Bajramit, ky proces ka filluar në emër të Allahut dhe tashmë po i afrohet përmbylljes së tij,” thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Përmes këtij veprimi simbolik dhe sakrificial, besimtarët myslimanë shprehin përkushtimin dhe bindjen e tyre ndaj Zotit, si dhe solidarizimin me ata që kanë më pak.

Bashkësia Islame ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në realizimin e këtij riti dhe ka lutur për mirësi dhe paqe për familjet e besimtarëve.

“Zoti i pranoftë kurbanët e të gjithë besimtarëve dhe i bekoftë familjet me mirësi, paqe dhe begati!”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Të ngajshme

Abdixhiku insiston për Qeverinë e Unitetit: Do të dal me një agjendë 15 pikëshe, një platformë konkrete bashkëpunimi

KushtrimGuraj

Shehu: Juniku po bëhet destinacion evropian për bjeshkatarët

KushtrimGuraj

Kolumbia goditet nga një tërmet me magnitudë 6.5 ballësh, qytetarët dalin në rrugë

KushtrimGuraj