Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur, lidhur me bisedimet për fundin e luftës në Ukrainë.
“A është vërtet e mundur që të bëhet përparim i madh në bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës??? Mos e besoni derisa ta shihni, por diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur. Zoti e bekoftë Amerikën”, ka shkruar Trump në një postim në Truth Social.
Të dielën u zhvilluan në Gjenevë bisedimet mes delegacionit ukrainas dhe atij amerikan, lidhur me planin 28-pikësh të administratës Trump për fundin e luftës.
Pas takimit, sekretari amerikan, Marco Rubio dhe kreu i delegacionit ukrainas, Andriy Yermak, kanë vlerësuar se bisedimet kanë qenë shumë produktive.
Ndërkohë të hënën, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se dhënia e territorit ukrainas Rusisë, është problemi kryesor për arritjen e një marrëveshjeje paqeje. Sipas tij, kjo do të shënonte një precedent të rrezikshëm.

