Telenews

Bislimi: Është në natyrën e bizneseve me u anku, qytetarët kanë 2 mld euro më shumë në xhepa

 

 

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi thotë se mirëqenia e kosovarëve është rritur.

“Mirëqenia është relative. Ti mundesh me qenë me pagë 3 mijë euro dhe mos me u ndi që ke mirëqenie ekonomike. Mundesh me pasë pagën 500 euro dhe me u ndi që nuk të mungon asgjë. Është bukur relative”, tha Bislimi të mërkurën në një intevistë në televizionin publik.

Por, ai tha se sot, “dy vjet pas fundit të vitit 2021, qytetarët i kanë diku 900 deri 1 miliard euro më shumë të ardhura personale”.

“Unë po them që qytetarët e Kosovës i kanë në xhepat e tyre diku 2 miliardë euro më shumë se 2 vite më parë. Ti po thua ‘po nuk po duket’. Tash ju me më pa, nuk e shihni asnjë euro te unë, sepse unë nuk i mbaj me vete monedhat, paratë i mbaj në bankë. Nuk duket kjo. Nuk duket mirëqenia kur del jashtë. Ajo ndihet brenda familjes”, tha Bislimi, duke përmendur edhe të ardhurat e korporatave.

“Statistikat tregojnë që jeta është më e mirë”, tha ai.

Bislimi komentoi edhe ankesat e bizneseve se s’po gjejnë punëtorë.

“Bizneset nuk hapen sepse dikush thotë ‘po du me punësu punëtorë’. Bizneset hapen se duam të kemi profit. Unë po them bizneset kanë 800 milionë euro më shumë profit, ose 700, ti po thua ‘po spo kanë punëtorë’”, tha ai.

Sipas tij, ankimi “është në natyrën e bizneseve”.

“Bizneset që nuk ankohen kurrë s’kanë me ecë tutje. Është në natyrën e bizneseve me u anku se kjo pastaj i rritë ambiciet dhe ata pastaj ecin, zgjerohen dhe është mirë për neve që ankohen. Edhe kur t’i bëjnë 8 miliardë profit kanë me u anku”, tha zëvendëskryeministri.

Dhe kjo, siç tha ai, “është ai motorri që na shtyn me përparu”.

“Në qoftë se unë nuk ankohem që e kam pagën e vogël, s’ka me m’u rritë kurrë paga. Do me thënë është në natyrën e të menduarit racional kjo. Nuk është problematike”, tha ai.

Të ngajshme

Sveçla: Maturantët në veri bënë thirrje shoviniste dhe ngritën tre gishtat

Donat Hashani

Abazi: Kurti po e do votimin e fshehtë sepse Rashiqi ia ka siguruar 3-4 vota nga Lista Serbe

Donat Hashani

Rihapet tuneli i Llogorasë, pa pagesë deri në 15 shtator – shkurton rrugën drejt jugut

Valjeta Turkaj