Telenews

Bislimi flet në Bruksel për takimin e sotëm me palën serbe

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi është deklaruar pas përfundimit të takimit për dialogun në Bruksel.
Bislimi ka thënë se në takimin e sotëm në Bruksel ka parë sjellje të çuditshme të palës serbe.
Sipas tij, udhëtimi për në Bruksel ka qenë i kotë sepse si duket Serbia ka ardhur sa për të krijuar lajme në media se dëshirojnë të bisedojnë, por pa kurrfarë zgjidhje.
“Fatkeqësisht pamë sjellje të çuditshme të palës serbe. Thotë se ka ide po s’mund ta shpalosë se ka probleme politike. Udhëtimi ka qenë krejt i kotë sepse si duket kanë ardhur në Bruksel sa për të krijuar lajmet në media se dëshirojnë të bisedojnë, por pa kurrfarë ideje, propozimi a zgjidhje”, ka thënë Bislimi.
Ndryshe, drejtori i së ashtuquajturës, Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, njëherësh kryenegociatori i shtetit serb në dialog, Petar Pekoviq ka thënë se nuk ka pasur takim të drejtpërdrejt me Bislimin, pasi sipas tij ky i fundit ka refuzuar që të diskutojë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe çështjen e personave të pagjetur.
Petkoviq tha se bisedimet e sotme në Bruksel janë vështirësuar pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Të ngajshme

Dështon për të 47-n herë seanca për votimin e kryeparlamentarit

Valjeta Turkaj

Aksidenti që la katër të vdekur – momentet e fundit para se aeroplani të shpërthente në një top zjarri, pak pas ngritjes nga aeroporti afër Londrës

Valjeta Turkaj

Buja pas vendimit të Themelores: I pabazë, tentim për t’më ndaluar rrugëtimin politik për Lipjanin

Erzana Fazliu