Telenews

Bislimi: Pala serbe ishte e interesuar vetëm për Asociacionin

Kryenegociatori i Kosovës në bisedimet me Serbinë, Besnik Bislimi, pas takimit në Bruksel tha se pala serbe ishte e interesuar të bisedojë vetëm për zbatimin e një pjese të Marrëveshjes Bazë, themelimin e Asociacionit.

Ai dhe kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, u takuan të martën me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Mirosllav Lajçak.

“Pika e vetme e agjendës në të cilën ne duhej të shënonin përparim ishte diskutimi i finalizimit të planit të sekuencimit. Megjithatë nga pala serbe u bë e qartë prej fillimit se ata duan të zbatojnë vetëm pjesë të Marrëveshjes Bazë, që janë në harmoni me vijat e tyre të kuqe”.

“Ne nuk i kemi parë kurrë ato vija të kuqe. Petkoviq nuk ishte i interesuar as të bisedojë për planin e sekuencimit”, tha Bislimi për gazetarë pas takimit.

Petkoviq, ndërkohë, i cilësoi takimet si “të vështira, dhe shtoi se ai nguli këmbë në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Të ngajshme

Festa e Nëntorit në Grand Blue Fafa – Festoni Ditët e Flamurit me muzikë, relaks dhe ofertat speciale!

Rrezarta Ramaj

Prishtina siguron 19 vende pune për viktimat e dhunës në familje, Sahiti: Do të ruhet identiteti dhe dinjiteti i tyre

Rrezarta Ramaj

Ndotën rrugën me baltë, gjobiten me 1,100 euro një kompani dhe shoferi i një kamioni në Prizren

Rrezarta Ramaj
Lajmet po ngarkohen…