Zëvendëkryeministri, Besnik Bislimi ka thënë se Kosova vazhdimisht ka paralajmëruar ndërkombëtarët për arsyet e vërteta pse Serbia insiston në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në një postim në Twitter, Bislimi thotë se qëllimi i Serbisë nuk ishte integrimi i serbëve vendas në Kosovë, por për ta bërë jofunksional shtetin.
“Kosova vazhdimisht ka paralajmëruar komunitetin ndërkombëtar për arsyet e vërteta të Serbisë për insistimin e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk kishte për qëllim asnjëherë të integronte serbët vendas në Kosovë, por si kali i Trojës së Beogradit për ta bërë vendin jofunksional, duke përgatitur kështu rrugën për ndarje”.
“Non-paper” i kohëve të fundit i hartuar nga Akademia Shkencave dhe Arteve e Serbisë ofron dëshminë e fortë deri tash të qëllimeve të vërteta prapa ngulmimit të Serbisë për Asociacionin në Kosovë.”
“Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nuk është objektiv në vetëvete, por më shumë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt qëllimit gjithëpërfshirës të “botës serbe” (Srpski svet) që përkon me territorin e ish-Jugosllavisë.”
“Kjo autonomi do të sjellë që serbët të kenë zero nevojë për të ndërvepruar me Qeverinë e Kosovës, duke e bërë kështu Asociacioni një “vezë qyqeje” në territorin e Republikës së Kosovë”, shkruan Bislimi në Twitter.
“Prandaj, themelimi i Asociacionit të komunanve me shumicë serbe” duhet të jetë imperativi kryesor për politikëbërësit serbë, duke ofruar një bërthamë për qëllimin shekullor të bashkimit të serbëve”.
“Non-paper shpjegon në mënyrë të përsosur këmbënguljen e Beogradit për themelimin e Asocacionit, por duhet ta bëjë komunitetin ndërkombëtar të rishqyrtojë të tijën”.