Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas deklaratave mbrëmë në Pressing, ku u diskutua për ekonominë në vend dhe ndër të tjera u tha se mbyllja e bizneseve është në rritje.
Murati është kundërpërgjigjur përmes një postimi në Favcebook, ku ka thënë se qarkullimi i bizneseve për muajt janar dhe shkurt të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka shënuar rritje për 4.8 për qind.
“Qarkullimi i bizneseve për muajt janar dhe shkurt të këtij viti, krahasuar me vitin 2023, shënon +4.8% rritje. Këto janë të dhënat zyrtare, të deklaruara në ATK. Çdo pretendim tjetër nëpër studio televizive ose është i keqinformuar, ose qëllimkeq. Ndërmarrësit tanë e bizneset tona e kanë dëshmuar tash e sa kohë që u bëjnë ballë të gjitha sfidave”, ka shkruar Murati.
Për gjendjen e bizneseve në vend është deklaruar mbrëmë edhe kandidati për Kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza.
Ai tha se nganjëherë po krijohet një situatë ku biznese të caktuara nuk po ndihen sigurt dhe mirë për të vepruar në Kosovë.