Telenews

Bjellorusia: Ukraina na ka sulmuar me raketa

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka deklaruar se Ukraina ka lëshuar raketa kundër territorit të vendit të tij, që janë kapur nga mbrojtja kundërajrore bjelloruse.

“Po na provokojnë. Ju informoj se tre ditë më parë u përpoqën të sulmonin objektet ushtarake bjelloruse nga territori i Ukrainës. Por, falë Zotit, sistemet e mbrojtjes kundërajrore Pantsir arritën të kapin të gjitha raketat e lëshuara nga Forcat e Armatosura të Ukrainës”, tha Lukashenko sipas agjencisë bjelloruse të lajmeve “BelTA”, transmeton a2cnn.

Në lidhje me akuzat për bashkëpunim me Rusinë në ofensivën e saj në Ukrainë, Lukashenko ka siguruar se “nuk ka asnjë ushtar të vetëm bjellorus që lufton në territorin e Ukrainës”.

Të ngajshme

Lëkundje toke në Shqipëri

Valjeta Turkaj

Mblidhet Qeveria, në rend dite dërgimi i FSK-së në Gaza dhe 500 mijë eurot për Kombëtaren

Valjeta Turkaj

Shembja e rrugës, KOSTT njofton se akoma nuk ka mundur ta kthejë furnizimin me rrymë në një pjesë të Prishtinës

Rrezarta Ramaj