Telenews

“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Mirë se vjen Gjeneral

Gjenerali Fadil Hadërgjonaj, i njohur me nofkën “Bjeshka” i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook

.

Hadërgjonaj shkollimin e kreu në vitin 1989, në Akademinë Ushtarake të ish APJ-së, në drejtimin ‘Mbrojtja e Hapësirës Ajrore’, për të vazhduar më pas në Shkollën Komando Shtabore në vitin 2008. Ndërsa vazhdoi shkollimin në Akademinë për Mbrojtje në Britaninë e Madhe gjatë viteve 2011 – 2015. Në vitin 2018 magjistroi në Shkencat e Sigurisë në Prishtinë.

“Gjatë karrierës së tij ushtarake, Fadil Hadërgjonaj ka treguar një përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj detyrave të tij, duke shërbyer në pozita të larta komanduese dhe udhëheqëse në Forcat e Armatosura të Kosovës. Ai me shumë përkushtim udhëhoqi Brigadën 138 “Agim Ramadani”, në vitin 1999 dhe shumë brigada tjera gjatë luftës së fundit në Kosovë. Po ashtu udhëhoqi Departamentin e Hulumtimeve/ Komanda e Doktrinës dhe Trajnimit në TMK; ishte shef i sektorit të Stërvitjeve dhe Ushtimeve në MFSK; dhe udhëhoqi Komandën e Doktrinave dhe Stërvitjeve. Ishte Këshilltar Ushtarak; Komandant i Brigadës së Reagimit të Shpejtë si dhe Komandant i parë i Forcave Tokësore të Forcës”, ka shkruar Abdixhiku.

 

 

The post “Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Mirë se vjen Gjeneral appeared first on BotaPress.

source

Të ngajshme

25 vjetori i Masakrës së Tuzusit, Osmani: Vendosja e drejtësisë për viktimat është përkushtim i çdoditshëm i yni

Haradinaj për Masakrën e Tusuzit: Dëshmi e gjallë e barbarisë serbe mbi civilë të pafajshëm

Në pritje të hapjes së shkollës në Obrançë të Podujevës, prindërit kërkojnë transport për fëmijët