Telenews

Blac Chyna konfirmon se është ndarë përfundimisht nga Rob Kardashian pas thashethemeve për ribashkim

blac-chyna-konfirmon-se-eshte-ndare-perfundimisht-nga-rob-kardashian-pas-thashethemeve-per-ribashkim

Blac Chyna konfirmon se është ndarë përfundimisht nga Rob Kardashian pas thashethemeve për ribashkim

Blac Chyna ka zbuluar se ajo dhe Rob Kardashian janë ndarë, pas muajsh me radhë thashetheme për një ribashkim të mundshëm.

Reperja, emri i vërtetë secilës është Angela White, kishte deklaruar në tetor se ish-i fejuari i saj ishte “personi i saj më i afërt”.

Por duket se dyshja që dikur kishin konflikte të shumta, kanë përjashtuar çdo mundësi për një lidhje romantike, pas postimit më të fundit të White në Instagram.

“Merrni me mend kush po e mbyll vitin beqare”, duke shtuar më pas mbishkrimin: “Ti e dije. Ti dhe unë”, shkroi reperja e njohur.

Në një video të siguruar nga TMZ, Angela pati thënë se ajo dhe Rob ishin në “rrugën” e ribashkimit gjatë një paraqitjeje në Los Angeles Women’s Expo në tetor.

Angela, 37 vjeç, ishte folësja kryesore në event dhe u pyet drejtpërdrejt nëse po ribashkohej me ish-të fejuarin e saj, Rob, 38 vjeç, me të cilin ka një vajzë 9-vjeçare, Dream.

Ylli i reality show-ut potencoi se ata “janë duke u rikuperuar emocionalisht” dhe po i lënë gjërat sipas rrjedhës së vet.

“Po shërohemi, po komunikojmë dhe thjesht po ecim me rrjedhën. Dhe nëse është vullneti i Zotit, atëherë mund të ndodhë diçka”, tha ajo.

Moderatorja vuri në dukje se kishte qenë me dyshen në Universal Studios dhe nuk mund të mos vërente se ata po qeshnin dhe ishin në “botën e tyre të vogël”.

“Roberti është shumë qesharak”, tha Angela. “Ai është vërtet shumë gazmor”.

Të ngajshme

Vajzës i tha se është shumë keq, kjo është gjendja e nënës së Benitës, që iu lut të kujdeset për të

KushtrimGuraj

Ndodh e papritura mes Klodit dhe Elijonës në Big Brother, thellohet gjithçka – flasin edhe për martesë

KushtrimGuraj

Pse u largua nga aktrimi? Ylli i ‘Home alone’ zbulon detaje

KushtrimGuraj