Telenews

Blair: Kosova po përballet akoma me sfida por në të ardhmen duhet të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian

 

 

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, ka mbajtur një fjalim të fuqishëm në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të vizitës së tij në Kosovë.

Ish-kryeministri britanik ka thënë se atë kohë i kujton tensionet e negociatat politike, teksa ka thënë se i kujton sot dhe përgjithmonë, ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

“Në këtë ditë, si 25 vjet më parë, u arrit marrëveshja për tërheqjen e forcave të invazionit. Kosova ishte e lirë. Njerëzit e saj ishin të lirë, të jetonin sërish, të shpresonin sërish dhe të besonin sërish. Sot dhe përgjithmonë, kujtojmë ata që dhanë jetën për lirinë e këtij vendi. Kujtojmë kurajon tuaj, sakrificën dhe shprehim nderin tonë më të lartë për ta dhe familjet e tyre. Për mua si kryeministër i asaj kohe, kujtoj tensionin e negociatave politike, përpjekjen diplomatike për vendimin në kohë lufte”, ka thënë Blair, teksa përmendi edhe refugjatët kosovarë në Shkup.

“Atëkohë, takova refugjatët afër Shkupit dhe pashë fytyrat e tyre përballë fytyrës time, që kërkonin ndihmë. Ne ndihmuam dhe kurrë nuk do ta harroj këtë. Falënderoj të gjithë ata që punuan me mua për atë ditë, në veçanti presidentin Rugova, sekretarin Solana, kryeministrin Italian, gjeneralin Clark, gjeneralin Clarkson dhe sigurisht lidershipin vital të presidentit Klinton. Vendosmëria juaj simbolizon dëshirën tuaj për një të ardhme më të mirë. Është për pavarësinë e fuqishme dhe shtetin e pavarur sovran dhe përpjekjen e Kosovës për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian”, u shpreh ai.

Blair ka përmendur edhe ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Natyrisht, edhe me ndihmën e presidentit amerikan Bill Clinton, e shumë shteteve tjera, ne ndihmuam këtu. Asnjëri nga ne s’do të mund të ndihmonte pa fuqinë e juaj, popullit të Kosovës. Kosova është shtet i pavarur dhe i fuqishëm që në të ardhmen të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Të rinjtë e Kosovës janë të lumtur të jenë këtu. Veprimi gjithmonë është më i mirë se mosveprimi. Mosveprimi është po ashtu veprim por që sjellë pasoja. Shohim konfliktet në Ukrainë dhe në Gazë. Duhet të gjejmë rrugë për zgjidhje, duhet t’i mbështesim. Duhet vepruar sepse ka pasoja nëse dështojmë të veprojmë”, u shpreh Blair.

“E di që Kosova ende po përballet me sfida. Ka shumë shtete që nuk e njohin ende Kosovën, dhe duhet punuar që ato ta njohin. Duhet t’ju japim të rinjëve të Kosovës më shumë gjëra për të ardhmen. Bota po ndryshon shumë shpejtë. Le ta imagjinojmë për pak këtë të ardhme… Kosovën brenda Bashkimit Evropian… Imagjionojini të rinjtë e talentuar të Kosovës, pjesë të BE-së, sa shumë kontribut do të japin. Kjo nuk është ëndërr… është ajo që po kërkojmë ta arrijmë pas 25-vjetësh. Kjo duhet të arrihet në këtë tokë”, u shpreh Blair.

source

Të ngajshme

Kurti fajësoi opozitën se po i shtynë zgjedhjet, Bajrami: Lojë e dështuar

Statovci e zë ngushtë kryehoxhën e Podujevës: A është e vërtetë, shprehja e famshme “Boni çka ju thojmë, e mos boni çka bojmë na”

Donat Hashani

KRU Prishtina sot zhvillon aksion të madh për shkyqje në këtë lagje të Prishtinës

Donat Hashani