Telenews

Blair: Mbaj mend refugjatët e Kosovës në kampe, ajo kohë sjellë kujtime të dhjetëra negociatave politike

 

 

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, iu drejtua të hënën deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke kujtuar, siç tha, “vendimin e vështirë për të ndërmarrë veprime për të ndalur luftën në Kosovë”, më 1999.

Ai tha se 25 vjet pas çlirimit, mbi të gjitha në kujtesën e tij kanë mbetur njerëzit në kampet e refugjatëve afër Shkupit, të mbushura me kosovarë të shpërngulur.

Blair tha se ajo kohë për të sjell shumë kujtime “të dhjetëra negociatave politike” dhe të “angazhimit diplomatik” e “mendjemprehtësisë së vendimmarrjes në kohën e luftës”.

“Ne ndihmuam, dhe nuk u pendova kurrë”, tha ish-kryeministri britanik.

Blair, i cili po qëndron në Prishtinë në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, tha se vendimi i atëhershëm për sulmet e NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe, “kishte efekte më të gjera sesa vetëm çlirimi i popullit të Kosovës”.

Si kryeministër, ai ishte njëri nga njerëzit kyçë që vuri në lëvizje intervenimin e NATO-s në Kosovë, me qëllim ndaljen e dhunës nga forcat serbe.

Fushata e bombardimeve zgjati 78 ditë dhe përfundoi më 10 qershor, 1999 – një ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës.

Të ngajshme

Policia shqiptoi mbi kaq mijë gjoba trafiku për 24 orë

Donat Hashani

Ish-presidenti Hashim Thaçi përfundon vizitën, niset për në Hagë

Donat Hashani

NATO deklarohet për aleancën ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci

Donat Hashani