Telenews

Bleona Qereti ngre zërin për familjen e Jakup Krasniqit: “Dhimbja nuk mund të injorohet”

Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me rastin e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, duke shprehur solidaritet me familjen e tij dhe duke kritikuar atë që e konsideron si qasje të pabarabartë në procesin e drejtësisë në Hagë.

Qereti ka publikuar një fotografi të bashkëshortes së Krasniqit dhe ka vënë theksin te ndikimi që proceset gjyqësore kanë te familjet e të akuzuarve.

“Pas çdo vendimi gjyqësor janë njerëz –gra, fëmijë dhe familje që përballen me vite ndarjeje, ankthi dhe pasigurie. Dhimbja nuk mund të injorohet”, ka shkruar ajo.

Ajo ka theksuar se respektimi i shtetit të së drejtës, sipas saj, nuk duhet të nënkuptojë heshtje kur ekzistojnë shqetësime për trajtimin e barabartë të rasteve.

“Kjo nuk është një sulm personal ndaj ndonjë gjyqtari; është një kërkesë për drejtësi, ekuilibër dhe përgjegjësi të barabartë”, ka shkruar Qereti.

Në fund të postimit, ajo ka deklaruar se beteja ligjore nuk përfundon derisa të shterohen të gjitha mundësitë ligjore, duke përdorur edhe hashtagët #ShameOnTheHague, #JusticeForKosovo, #Kosovo dhe #UCK.

Të ngajshme

Nga 1 nëntori fillon kontrolli për bizneset online

Rrezarta Ramaj

Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

Rrezarta Ramaj

“A je rahat pa mu”, kënga e Shpat Kasapit që sot i përlot të gjithë, Selvija e mbajti për muaj të tërë në heshtje

Rrezarta Ramaj